• 7 shkaqet kryesore të infertilitetit te gratë

    7 shkaqet kryesore të infertilitetit te gratë

    Është e habitshme për njerëzit të zbulojnë sa pak të suksesshëm janë ata si lloj në riprodhim.  Mundësia që një cift të arrijë shtatëzani është vetëm 15-20% për cdo muaj.  Nëse shqyrtojmë shkaqet e infertilitetit, 40% e rasteve lidhen me infertilitetin mashkullor. Ndonjëherë ky mund të jetë shkaku i vetëm; në raste të tjera është një ndër disa faktorë që ndikojnë në pamundësinë e një cifti për të arritur një shtatëzani.

    Cfarë tjetër mund të ndikojë? Për gratë këto janë shkaqet kryesore të infertilitetit.

    1. Sindroma e ovarit policistik (PCOS)

    PCOS është shkaku më i përhapur  i infertilitetit te gratë. Ajo vjen si pasojë e një imbalance hormonale që shkakton një seri cistesh të vogla në vezore. Gjthashtu shoqërohet me crrgullime të ciklit, deri në mungesë të menstruacioneve për muaj me rradhë. Sipas studimeve 10% e grave në moshë riprodhuese janë të prekura, por më pak se gjysma e tyre janë diagnostikuar.

    1. Faktorë të tjerë hormonalë që ndikojnë mbi ovulimin

    Ovulimi I crregullt është shkaktari I rreth 25% të rasteve me infertilitet. Në më të shumtën e tyre   “fajtori” kryesor është mosfunksionimi normal I hipotolamusit dhe gjëndrës hipofizare, përgjegjës për sekretimin e hormoneve të riprodhimit.

    Një ndër këto crregullime është edhe Insuficenca Ovariale Primare, ku ovaret ndalojnë së funksionuari normalisht përpara moshës 40 vjecare.

    1. Endometrioza

    Endometrioza është sëmundje ku shtresa indore më e brendshme e mitrës rritet jashtë saj si psh: në ovare, në tubat e Falopit etj. duke shkaktuar irritime dhe formimin e aderencave . Krahas të qenit teper e dhimbshme (edhe pse në disa gra nuk manifestohet me dhimbje) mund ta bëjë shumë të vështirë arritjen e një shtatëzanie pasi mund të bllokojë tubat e Falopit, të pengojë implantimin e embrioneve, të shkaktojë inflamacione ne pelvis, madje edhe të ndryshojë cilësinë e vezëve.  Edhe pse trajtimi ndryshon nga njëri rast në tjetrin, ndërhyrja kirurgjikale për heqjen e indit të dëmtuar mund të përmirësojë mundësitë për shtatëzani, vecanërisht kur shoqërohet me trajtime të infertiliteti si psh IVF.

    1. SST dhe infeksione të tjera

    Sëmundjet seksualisht të transmetueshme  si gonorrea dhe clamidia nëse nuk kurohen mund të shkaktojnë dëmtitm  të tubave të Falopit. Në to ndodh takimi I vezës me spermatozoidin, nëse ato janë të bllokuara ky takim bëhet i pamundur. Në disa raste bllokimi mund të korrigjohet me kirurgji, por shpesh, kur dëmtimi është i madh doktorët zgjedhin si trajtim IVF, procedurë që i lë tubat jashtë të gjithë procesit.

    1. Mosha e gruas

    Gjithmonë e më shumë mosha në të cilën një grua kërkon të ketë një fëmijë po rritet.

    Cilësia e vezës është ndër faktorët më të rëndësishëm për fertilitetin. Cdo grua ka një numër të përcaktuar vezësh që në lindje. Në cdo cikël ajo humbet disa vezë, derisa arrin në menopauzë. Në përgjithësi në të 20at, 90% e vezëve të një gruaje janë normale, ndërkohë që në të 40at e saj, 90% e vezëve të mbetura janë anormale. Sa më vonë të kërkoni një shtatëzani, aq më e madhe mundësia që të keni një numër të ulët vezësh ose vezët tuaja të jenë anormale.

    Fatmirësisht, sot ekziston mundësia e “ruajtjes së vezëve” në një moshë të re dhe pastaj ato të përdoren në cfarëdo moshe që dëshironi të keni një fëmijë.

    1. Pesha trupore e pashëndetshme

    Një BMI shumë e lartë ose shumë e ulët është provuar se ndikon negativisht në mundësinë për të ngelur shtatëzanë. Në fakt, 12% e infertilitetit primar shkaktohet nga obeziteti ose pesha trupore shumë e ulët. Nëse nuk ka arsye të tjera për infertilitetin, rreth 70% e grave me infertilitet për këtë shkak, do të mund të arrijnë një shtëtëzani nëse ato arrijnë një peshë trupore të shëndetshme.

    1. Shkaqe të tjera të panjohura

    Në 5-10% të cifteve që kanë vështirësi për të arritur një shtatëzani, rezultatet e testeve dalin normale. Në këto raste termi i përdorur është infertilitet i pashpjeguar, dhe trajtimi varion sipas moshës së gruas: nëse ajo është më e re se 35 vjec, doktorët do të zgjedhin trajtime më të thjeshta si psh IUI; nëse ajo është më e madhe dhe doktorët e mendojnë të përshtatshme atëherë mund të përzgjidhet menjëherë IVF si trajtim

    Leave a reply →

Leave a reply

Cancel reply

Photostream